Hapet Kutia e Pandorës: Graciano dërgon në nominim Lisin, Romeon, dhe Heidin!

Shiko Big Brother Vip Albania Live Kanali 1
Shiko Big Brother Vip Albania Live Kanali 1
Graciano Dergon ne Nominim

Graciano ka vendosur të hapë Kutinë e Pandorës, duke zbuluar më pas përmbajtjen e Zarfit të Bardhë dhe atë të Zi.

Në Zarfin e Bardhë, një banor i Big Brother VIP fitoi një udhëtim për dy persona.

Ndërsa në Zarfin e Zi u njoftua se tre persona do të dërgoheshin në nominim.

Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe Heidin.

Votimi është i hapur për publikun për të shpëtuar një nga tre banorët në nominim.

Pas këtij veprimi, Romeo u nervozua dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”, ndërsa banorët reaguan me komente të ndryshme.

Lisi tha se kishte pritur një veprim të tillë nga Graciano, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën.